Don Xhoni paralajmëron albumin e ri me 10 këngë

Nga D. V.
441 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Rap-artisti i njohur, Don Xhoni, ka zbuluar detajet e albumit të tij më të ri, i cili do të publikohet më 2 korrik.

Projekti përfshin gjithsej 10 këngë, duke sjellë bashkëpunime me emra të njohur të skenës muzikore si Vinz, Stealth dhe Gzuz.

 Foto: Instagram

Lista e këngëve është si vijon:

100%

Prada

Black Terror

Ghetto (ft. Vinz, Stealth)

BBB

Obsession

Yoyo (ft. Gzuz)

Texting

Sexy Mama

Anxhelina

Lajmin e ka bërë të ditur vetë reperi përmes një postimi në rrjetet sociale, saktësisht në Instagram.

“Koha me fol veprat. 100% prej meje, per juve. Me 2 Korrik tona ant. Loja mbaroi”, ka shkruar ai.

Njoftimi ka ngjallur reagime të shumta nga fansat, të cilët presin me padurim publikimin e albumit dhe projektet e reja që Don Xhoni ka përgatitur.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër