Dosja ‘Epstein’/ Ish-presidentja Atifete Jahjaga: Nuk është e vërtetë, përmendet institucioni, jo unë

nga L. M

Mediat në Kosovë raportuan se në dosjen e famshme “Epstein” përmendet edhe ish presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga.

Në mesazhet e publikuara nga Departamenti i Drejtësisë në SHBA, si pjesë të emailëve të shumta të Epstein, një person me emrin “Daniel”, identiteti i të cilit mbetet i panjohur, shkruan në datën 16 Shtator 2012: Mirë se vini në Paris, Princesha nga Tajlanda do të jetë në Nju Jork, në Kombet e Bashkuara, së bashku me Presidentin e Kosovës dhe do të dëshironte t’ju takonte, nëse keni kohë, që këtë javë.

Dosja ‘Epstein’/ Ish-presidentja Atifete Jahjaga: Nuk është e vërtetë, përmendet institucioni, jo unë

14:40, 02/02/2026

Mediat në Kosovë raportuan se në dosjen e famshme “Epstein” përmendet edhe ish presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga.

Në mesazhet e publikuara nga Departamenti i Drejtësisë në SHBA, si pjesë të emailëve të shumta të Epstein, një person me emrin “Daniel”, identiteti i të cilit mbetet i panjohur, shkruan në datën 16 Shtator 2012: Mirë se vini në Paris, Princesha nga Tajlanda do të jetë në Nju Jork, në Kombet e Bashkuara, së bashku me Presidentin e Kosovës dhe do të dëshironte t’ju takonte, nëse keni kohë, që këtë javë.

LEXO EDHE:

Ambasada amerikane: Vendimi i KQZ’së për Listën Serbe, minon partneritetin ShBA-Kosovë

Image

Por në lidhje me këtë ka reaguar vetë Atifete Jahjaga, e cila sqaron se emri i saj nuk përmendet në asnjë moment.

Në një deklaratë të publikuar në Facebook, Jahjaga ka theksuar se gjatë mandatit të saj si presidente e Kosovës nuk ka pasur asnjëherë njohje, takim apo çfarëdo kontakti me Epsteinin.

Sipas saj, çdo pretendim për një lidhje personale apo institucionale është i pavërtetë dhe nuk mbështetet në asnjë fakt.

“Raportimet mediatike për “lidhjen time” me dosjen “Epstein”  janë tërësisht të pabaza dhe të pavërteta. Si Presidente e Republikës së Kosovës nuk kam pasur asnjëherë njohje, takim apo çfarëdo lloj kontakti me personin në fjalë.

Përmendja e emrit tim nga mediat me rastin e dokumenteve të publikuara së fundmi lidhet vetëm me një korrespondencë elektronike të palëve të treta, e cila nuk përbën dhe nuk dëshmon asnjë takim, njohje apo lidhje personale me mua. Emri im askund nuk përmendet në asnjë lloj dokumenti të publikuar.

Në këtë email te palëve të treta përmendet Presidenti i Kosovës, por nuk është e qartë cili, dhe nuk përmendet kërkesa per takim në emër të tij apo të saj.

Çdo raportim ndryshe është insinuate dhe mashtrim i opinionit, siç mund te verehet lehtë nga dokumentet”, thuhet në sqarimin e ish presidentës së Kosovës.

Image

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More