DPHM: Në Kodrën e Diellit shtresa e borës është 30 centimetra

Nga admin
404 e lexuar

Shkup, 28 janar – Më së shumti reshje shiu në 24 orët e fundit ka pasur në Demir Kapi dhe Shtip, ndërsa temperatura minimale më e ulët mëngjesin e sotëm është shënuar në Berovë, njofton Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike.

Në Demir Kapi dhe Shtip kanë rënë 6 litra për metër katror, 4 – Radovish – Pozhar, Kavadar, Vinicë, 3 – Strumicë, 2 – Prilep, Berovë, 1 – Kriva Pallankë, Krushevë, Manastir, Topolçan, Veles, Kodra e Diellit.

Mëngjesin e sotëm janë regjistruar -5 gradë celsius në Berovë, -4 – Kodra e Diellit, -3 – Shkup-Petrovec, Kriva Pallankë, Veles, Tetovë, Strumicë, Manastir, -2 – Shtip, Prilep, Demir Kapi, -1 – Shkup-Zajçev Rid, Kavardarci, Krushevë, Mavrovë, Gjurishte, Pozharan, Vinicë, Gjevgjeli, Pretor, 0 – Topolcani, Ohër.

Deri në orën shtatë të mëngjesit të sotëm shtresa e borës në Kodrën e Diellit ishte tridhjetë centimetra.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër