Drejt përfundimit punimet për Lungomare 4 në Plazhin e Vjetër të Vlorës

Nga D V
1,032 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 21 korrik Zhurnal.mk – Punimet për zgjerimin e shëtitores bregdetare “Lungomare 4” në zonën e Plazhit të Vjetër në Vlorë po shkojnë drejt përfundimit.

Kryeministri Edi Rama bëri me dije lajmin, ndërsa në një postim në rrjetet sociale ndau pamje nga ky investim në qytetin bregdetar.

Ky projekt është një tjetër investim i rëndësishëm për qytetin turistik, i cili synon të shtrijë standardet moderne të infrastrukturës dhe të japë një impuls të ri zhvillimit urban.

Ndërhyrja në këtë zonë, do të ndikojë drejtpërdrejt në përmirësimin e hapësirave publike dhe në rritjen e cilësisë së jetesës për qytetarët, si dhe në forcimin e potencialit turistik të Vlorës.

Lungomare që nisi në qytetin e Vlorës, tashmë është zgjatur edhe në drejtim të Orikumit duke sjellë hapësira rekreative për pushuesit.

“Lungomare 4” është vazhdimi i shëtitores ekzistuese në krahun perëndimor, me një gjatësi fillestare prej rreth 500 metrash linear.

Projekti parashikon ndërtimin e një promenade me gjerësi rreth 7 metra, si dhe një piste biçikletash prej 2 metrash, duke krijuar një hapësirë funksionale dhe të integruar për këmbësorët dhe përdoruesit e biçikletave.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër