Drita zhvillon betejën vendimtare për Ligën e Konferencës, do të luajë ndaj ekipit të Andorrës

Nga D V
399 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Kampionia e Kosovës Drita do të zhvillojë sonte (e enjte) ndeshjen e parë të play-offit për Ligën e Konferencës.

Skuadra nga Gjilani do të luajë përballë klubit nga Andorra, Inter Escaldes, sfidë ku vlerësohet si favorit i padiskutueshëm.

Drita është shumë afër që ta sigurojë avancimin për në fazën e ligës, andaj me patjetër duhet të marrë avantazhin në “Fadil Vokrri”.

Si trajneri Ardian Nuhiu ashtu edhe sulmuesi Igball Jashari u shprehën optimist para sfidës gjatë konferencës për media.

“Respekt maksimal për kundërshtarin, por objektivi dhe qëllimi i skuadrës sonë është kualifikimi në fazën e Konferencës”, deklaroi Nuhiu.

“Nesër na pret një ndeshje e vështirë, por besoj se do të arrijmë një rezultat pozitiv”, shtoi ish-ylli i Drenicës.Përballja do të nisë nga ora 20:30, kurse ndeshja kthyese një javë më vonë në Andorrë.

Rikujtojmë, Drita në këtë rrugëtim drejt Ligës së Konferencës deri më tani e ka kaluar ekipin nga Malta, Floriana si dhe Tre Fiorin e San Marinos

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër