Lefkov: Filipçe kishte 400 analiza për ujë të ndotur dhe heshti, Prokuroria të hapë menjëherë rast

Nga D V
539 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 20 gusht, Zhurnal.mk – Opozita kërkoi sot që lideri Venko Filipçe të jetë subjekt i hetimit nga Prokuroria Publike, kërkesë e bërë nga VMRO‑DPMNE.

Nga partia pretendojnë se Filipçe, si ish‑ministër i Shëndetësisë, ka marrë 400 analiza për ujë të papërshtatshëm në Gostivar dhe në nivel të gjithë shtetit, por nuk ka ndërmarrë asgjë.

„E ftojmë Prokurorinë Publike të hapë rast pas zërit të dëgjuar për heshtjen e Filipçes, i cili si ministër i Shëndetësisë nuk ka vepruar për asnjë nga 400 analizat që i janë dorëzuar për ujë të ndotur në Gostivar dhe në territorin e Maqedonisë“, tha deputeti Mile Lefkov.

Lefkov paraqiti akuza se qytetarët për vite me radhë kanë qenë të ekspozuar ndaj rrezikut duke përdorur ujë të pasigurt, ndërkohë që udhëheqja e atëhershme e Ministrisë së Shëndetësisë ka qenë e njoftuar për gjendjen.

Ai theksoi se posedojnë dokumente të siguruara nga sinjalizues që e konfirmojnë veprimin e atëhershëm të institucioneve.

„Dokumentet që i kemi marrë nga sinjalizuesit, për analizat dhe ekzaminimet për cilësinë e ujit që i kanë bërë institucionet kompetente, dëshmojnë se Filipçe si ministër i Shëndetësisë nuk ka ndërmarrë asnjë masë për zgjidhjen e saj, ndërsa sot pa turp akuzon për golgotën që banorët e Gostivarit e kaluan pikërisht për shkak të tij dhe shokëve të tij të koalicionit Ahmeti dhe Taravari“, theksoi ai.

Deputeti drejtoi disa pyetje të drejtpërdrejta te Prokuroria lidhur me fshehjen e informacioneve dhe përgjegjësinë e funksionarëve të atëhershëm.

„Pse për vite me radhë qytetarët nuk janë njoftuar se uji që e përdornin për pije nuk ishte i sigurt? Pse për vite me radhë nuk janë ndërmarrë hapa për sanimin e këtij problemi? Pse institucionet kompetente të udhëhequra nga pushteti i atëhershëm i LSDM nuk kanë vepruar sipas raporteve të marra? Pse Filipçe si ministër i Shëndetësisë ka heshtur dhe nuk ka vepruar?“, pyeti Lefkov.

Në fund të deklaratës, nga VMRO‑DPMNE kërkuan fund të mosndëshkimit dhe reagim të menjëhershëm nga organet e drejtësisë.

„Qytetarët meritojnë më në fund të shohin drejtësi nga sistemi gjyqësor‑prokurorial në shtet. Mjaft më me mbrojtjen e ish‑funksionarëve të LSDM, për shkak të afërsisë së tyre me individë të caktuar nga sistemi i drejtësisë në shtet. Kërkojmë që Prokuroria Publike të hapë rast pas zërit të dëgjuar dhe të hetojë veprimet e Filipçes dhe pushtetit të atëhershëm të LSDM“, porositi Lefkov.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër