Dua Lipa rikthen trendin ‘pa pantallona’ – shfaqet në Paris me bluzë transparente

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Dua Lipa ka tërhequr sërish vëmendjen me një paraqitje të guximshme gjatë qëndrimit të saj në Paris, duke rikthyer në qendër të vëmendjes trendin, pra veshjen pa pantallona.

Këngëtarja ka ndarë në rrjetet sociale fotografi nga Parisi, ku shfaqet me një kombinim në ngjyrë vjollcë, të përbërë nga një xhaketë e strukturuar me detaje të valëzuara dhe temina, si dhe një bluzë transparente në të njëjtën nuancë.

Pjesa që tërhoqi më shumë vëmendje ishte zgjedhja për të mos veshur pantallona.

 Foto: Instagram

Artistja shqiptare e kompletoi ‘look’-un me gete të zeza dhe këpucë elegante me majë.

Ajo e përfundoi veshjen me një zinxhir të madh ari rreth belit, ndërsa flokët e lëshuara dhe grimi natyral i dhanë pamjes një tjetër element elegant.

 Foto: Instagram

“E zënë duke qenë e zënë në Paris”, shkroi Dua krahas fotografive.

Gjatë qëndrimit në Paris për Javën e Modës, këngëtarja ka ndarë edhe momente të tjera nga daljet e saj, takimet me stilistin Simon Jacquemus dhe pjesëmarrjen në eventet e modës, përfshirë atë të Chanel.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër