Durmishi nga SHBA: Vlerësimi amerikan hap rrugë për investime të reja në Maqedoninë e Veriut

Nga D V
9 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 16 shtator, Zhurnal.mk – Ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi, e ka cilësuar si sinjal pozitiv për ekonominë e vendit vlerësimin e Departamentit Amerikan të Shtetit se projektet infrastrukturore dhe energjetike në Maqedoninë e Veriut krijojnë mundësi të reja për kompanitë amerikane.

Durmishi tha se gjatë dëshmisë para Kongresit amerikan, zëvendësndihmës sekretari i Shtetit, Daniel Lawton, veçoi pozitën strategjike të Maqedonisë së Veriut dhe rëndësinë e projekteve që forcojnë lidhjen rajonale.

“Ky vlerësim na gëzon, por njëkohësisht na obligon të punojmë edhe më shumë”, deklaroi Durmishi. Sipas tij, synimi është krijimi i kushteve për tërheqjen e investimeve amerikane dhe evropiane, forcimin e kompanive vendase dhe hapjen e vendeve të reja të punës. Durmishi theksoi se Qeveria do të vazhdojë të punojë për forcimin e ekonomisë dhe krijimin e mundësive të reja për investime.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër