Trupi Gjykues: Limaj, Geci, Mustafa e Gashi ishin zbatues të qëllimit kriminal ndaj kundërshtarëve

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 16 shtator, Zhurnal.mk – Trupi Gjykues ka deklaruar se Fatmir Limaj, Sabit Geci, Rrustem Mustafa dhe Latif Gashi ishin “zbatues të zellshëm” të një qëllimi kriminal që sipas gjykatës kishte në shënjestër kundërshtarët e UÇK-së.

Sipas konstatimeve të Trupit Gjykues, plani përfshinte ngritjen e objekteve të ndalimit në zonat e kontrolluara nga UÇK-ja, identifikimin e personave që konsideroheshin kundërshtarë të saj, arrestimin dhe ndalimin e tyre dhe, kur ishte e nevojshme, vrasjen e tyre.

“Plani ishte i thjeshtë dhe i dëshmueshëm”, ka deklaruar Trupi Gjykues.

Gjykata ka konstatuar gjithashtu se asnjëri nga të akuzuarit përfshirë: Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin e Rexhep Selimin nuk ndërmorën hapa për ndërprerjen apo tërheqjen nga ky plan.

Përkundrazi, sipas gjykatës, ata së bashku dhanë kontribut, inkurajuan dhe mundësuan zbatimin e tij.

“Plani ishte i tyre dhe ata i qëndruan besnik derisa nuk patën nevojë më”, u tha në gjykatë.

Sipas Trupit Gjykues, krimet e konstatuara ishin pasojë e një plani kriminal, i cili u realizua nga të akuzuarit personalisht dhe përmes personave të tjerë.

artikuj të ndërlidhura