Durmishi: Tani për tani nuk ka shkak për masa për çmimet e ushqimit, nëse ka rritje enorme, do të reagojmë

Nga admin
638 e lexuar

Shkup, 14 janar – Ministria e Ekonomisë dhe Punës tani për tani nuk sheh shkak për të reaguar lidhur me çmimet e ushqimit, pasi në dhjetor çmimet janë zvogëluar për 0,4 për qind. Nëse ka rritje enorme të çmimeve, thotë ministri i Ekonomisë Besar Durmishi, do të reagojnë dhe do të ndërmerren masa.

Ai sot deklaroi se në këtë moment nuk sheh shkak për ndonjë kufizim të bruto-marzhës profitabile ose kufizim të çmimeve.

“Tani për tani nuk shohim shkak për ndërmarrjen e ndonjë kufizimi të bruto-marzhës profitabile ose kufizim të çmimeve. Për çdo ditë e ndjekim situatën, në komunikim jemi me përfaqësuesit e Inspektoratit shtetëror të tregut dhe nëse ka nevojë, do të reagojmë, por në dhjetor çmimet në pjesën e ushqimit dhe pijeve janë zvogëluar për 0,4 për qind. Jam i bindur se ky trend do të vazhdojë edhe këtë vit”, deklaroi Durmishi.

Vitin e kaluar, siç tha, janë bërë më shumë se 20 mijë kontrolle dhe janë shqiptuar 2,5 milionë euro gjobë për ata tregtarë që janë sjellur në mënyrë të devijuar dhe i kanë rritur çmimet pa justifikim ekonomik.

“Mendoj se ka më shumë kontroll dhe po punohet siç duhet”, tha Durmishi. 

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër