PDE e Arjanit Hoxhës e para do të shkrihet në BDI?!

Nga admin
788 e lexuar
A+A-
Rivendos

Shkup, 14 janar – Partia Demokratike Evropiane e drejtuar nga Arianit Hoxha ka gjasa t’i bashkohet Bashkimit Demokratik për Integrim, pasi këta të fundit u bënë thirrje të gjitha partive politike t’i bashkëngjiten BDI-së dhe të bëhen pjesë e formacionit tonë politik. Të pyetur nga TV21, nga partia e Hoxhës thanë se NË parim është për t’u përshëndetur një iniciativë e tillë dhe se do ta shqyrtojnë në organet e tyre partiake.

“Në kuadër të partisë kemi mbledhje të Kuvendit Qendror nesër dhe do hapet si debat. Absolutisht që do shqyrtohet dhe nëse Kuvendi i PDE-se jep dritë të gjelbër atëherë do ulemi me BDI për të definuar detajet e mëtutjeshme” thanë për TV21 nga Partia Demokratike Evropiane.

Përndryshe mbrëmë pas mbledhjes së Këshillit të Përgjithshëm, BDI u bëri thirrje të gjitha partive politike në vend që janë të përafërta me vizionin e BDI-së, si dhe kapaciteteve intelektuale, shoqërore dhe profesionale, që t’i bashkëngjiten BDI-së dhe të bëhen pjesë e formacionit të tyre politik.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër