Dy interpelanca të kërkuara nga opozita në Kuvend

Nga D. V.
686 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 7 maj, Zhurnal.mk – Kuvendi mblidhet sot në seancën plenare të radhës. Në rendin e ditës është parashikuar interpelancë urgjente me kryeministrin Edi Rama, e kërkuar nga deputetët e grupit parlamentar të Partisë Demokratike.

Po ashtu, opozita ka kërkuar edhe një interpelancë me ministrin e Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi.

Në rendin e ditës është parashikuar edhe një seancë pyetje-përgjigje me ministrin e Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, e kërkuar nga deputetja Ina Zhupa.

Gjatë seancës së sotme plenare pritet gjithashtu që të shqyrtohet akti normativ që parashikon uljen e akcizës për naftën.

Në seancën e sotme plenare janë përfshirë edhe disa projektligje, mes tyre: Ratifikimi i marrëveshjes ndryshuese për programin IPA të bashkëpunimit ndërkufitar mes Shqipëria dhe Mali i Zi për periudhën 2021–2027; ndryshime në ligjin “Për shtetësinë”; ndryshime në ligjin për Kodin Rrugor si dhe ndryshime në ligjin “Për inspektimin në Republikën e Shqipërisë”.

Në vijim të seancës, deputetët do të shqyrtojnë edhe projektligjin për identifikimin elektronik, shërbimet e besuara dhe portofolin e identitetit digjital, dy nisma për ndryshime në ligjin “Për taksat kombëtare” si dhe projektligjin për mekanizmin e reagimit ndaj krizave të furnizimit dhe çmimeve të lëndës djegëse

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër