Dy orë pritje për të kaluar në Qafë Thanë, shqiptarët drejt Maqedonisë së Veriut për naftë dhe ushqime

Nga Xh M
334 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Qafë Thanë, 4 prill Zhurnal.mk – Fluks i lartë qytetarësh është shënuar këtë të shtunë në pikën kufitare të Qafë Thanës. Sipas informacioneve, radhët janë krijuar si pasojë e nevojës për të blerë naftën dhe ushqimet me çmime më të ulëta, të cilat janë rritur në vend por edhe nëpër botë për shkak të luftës në Iran.

Nga pamjet e siguruara nga Euronews Albania, radha e makinave për të kaluar kufirin është kilometrike. Sipas raportimeve qytetarëve u duhet mbi 2 orë për të kaluar nga Shqipëria në Maqedoninë e Veriut. Një situatë e tillë raportohet edhe Kakavijë.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër