Dy rrëqebuj ballkanikë të rrezikuar regjistrohen në Malin Sharr

Nga Xh M
807 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Dy rrëqebuj ballkanikë, specie kritikisht e rrezikuar, janë regjistruar së fundmi në Parkun Kombëtar “Mali Sharr” përmes kamerave-kurth.

Sipas videove të publikuara në rrjetet sociale nga Parku Kombëtar “Mali Sharr”, konfirmohet prania e këtij lloji të rrallë.

“Kemi 2 rrëqebuj të rinj në Malin Sharr! Me këtë numri rritet në 5 – fakt se natyra po rikthehet”, thuhet në postim.

Rrëqebulli ballkanik (Lynx lynx balcanicus) konsiderohet simbol kombëtar i Maqedonisë së Veriut dhe është një nga gjitarët më të rrallë në Evropë.

Vlerësohet se në natyrë kanë mbetur më pak se 50 të tillë.

Parku Kombëtar “Mali Sharr” është një nga habitatet kryesore të këtij lloji në rajon.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër