Kërkohet një sistem fiskalë më i parashikueshëm, AmCham: Të ardhurat të sigurohen përmes formalizimit, jo rritjes së taksave

Nga Xh M
A+ A-
Rivendos

Në prezantimin e Paketës Fiskale 2027, Ministri i Financave u shpreh se propozimet synojnë tre parime kryesore, një rishpërndarje me te mire të të ardhurave, forcimi e drejtësisë fiskale si dhe përmirësimin e efikasitetit të sistemit tatimor.

Ndryshimet vije me një sërë rritjesh te cilat prekin komunitetin sipërmarrës, siç janë tatimi mbi dividentin i cili parashikohet te rritet nga 8% në 15%, TVSH-ja standarde nga 20% në 21%, disa norma të reduktuara të TVSH-së nga 6% në 10%, si dhe ndryshime në tatimin mbi të ardhurat nga punësimi.

“Çështja kryesore ka të bëjë me konsultimin publik, por me një konsultim publik efektiv. Së dyti, në aspektin e politikave fiskale dhe sistemit fiskal, problem mbetet paparashikueshmëria, pasi biznesi kërkon që politikat tatimore të jenë sa më të parashikueshme, në mënyrë që të kemi një sistem tatimor të qëndrueshëm”, u shpreh Neritan Mullaj, Drejtori Ekzekutiv i Dhomës Amerikane të Tregtisë në Shqipëri (AmCham).

Sipas drejtorit të Dhomës në këto kushte sipërmarrja do te ketë hapësirën e nevojshme për te planifikuar, financuar dhe investuar

“Kjo lidhet jo vetëm me investitorët dhe bizneset në Shqipëri, por veçanërisht dhe me investitorët e huaj”, tha ai.

Mullaj u ndal në sektorët të cilëve do tu duhet të rishikojnë planet e tyre në të ardhme.

“Sektori i turizmit lidh kontrata njëvjeçare. Tani, kjo do të thotë se do të ketë një rritje prej 4%. Kush do ta mbajë këtë barrë? Nuk mund t’ua ngarkosh më shumë turistëve, pasi nuk mund t’u rrisësh më çmimet. Këtë barrë do ta mbajë vetë biznesi”, theksoi ai.

Teksa shprehet për nevojën për të dialoguar në lidhje me ndryshimet e propozuara Drejtori i Dhomës sugjeron se mundësia e rritjes së të ardhurave duhet të lidhet me zgjerimin e bazës tatimpaguese dhe jo me rritjen e taksave.

artikuj të ndërlidhura