Dy shtetas nga Tajvani gjenden të vdekur në një banesë në Shkup

Nga Xh M
882 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 2 shtator Zhurnal.mk – Dy shtetas nga Taivani, një grua 50-vjeçare (Ç.T.J.) dhe bashkëshorti i saj 37-vjeçar (Sh.L.F.), janë gjetur të vdekur në një banesë në lagjen Cërniçe të Shkupit, në ndërtesën e njohur ku ka jetuar ish-kryeministri Nikolla Gruevski. Viktimat u gjetën rreth orës 13:50 nga vajza e gruas (N.M.), e cila vetëm pak orë më parë, në orën 00:49 të 2 shtatorit, kishte denoncuar zhdukjen e tyre në polici.

​Prania e madhe e forcave policore dhe mjeteve funerale shkaktoi shqetësim te fqinjët, të cilët nuk kishin informacion se çfarë kishte ndodhur me saktësi. Ministria e Punëve të Brendshme konfirmoi ngjarjen për mediat dhe bëri me dije se gjatë këqyrjes paraprake nga mjeku i Institutit të Mjekësisë Ligjore nuk janë vërejtur shenja të dukshme dhune në trupat e të ndjerëve. Trupat janë dërguar për autopsi për të përcaktuar shkakun e saktë të vdekjes, ndërsa policia po vazhdon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër