Dy super yje drejt “Camp Nou”? Barcelona merr sinjale pozitive nga Alvarez dhe Bastoni

Nga D. V.
97 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Sipas raportimeve nga “Mundo Deportivo”, Barcelona po punon intensivisht për përforcimet e verës, ndërsa dy objektivat kryesorë – Julian Alvarez dhe Alessandro Bastoni – janë të hapur për një transferim në “Camp Nou”.

Sulmuesi i Atletico Madrid, Julian Alvarez, pavarësisht interesimit nga klube si Arsenal dhe Paris Saint-Germain, shihet i intriguar nga ideja për t’iu bashkuar Barcelonës. Argjentinasi po e konsideron largimin gjatë verës dhe besohet se marrëveshja personale nuk do të ishte problem për katalanasit.

Pengesa kryesore mbetet çmimi i lartë i vendosur nga Atletico Madrid, që kërkon rreth 100 milionë euro për kartonin e tij. Forma e Alvarez këtë sezon – me 19 gola dhe 9 asistime në të gjitha garat – e bën atë një kandidat ideal për të qenë pasardhësi afatgjatë i Robert Lewandowski.

Në anën tjetër, në Itali, Alessandro Bastoni po e sheh Barcelonën si destinacionin e tij të preferuar në rast largimi nga Inter Milan. Qendërmbrojtësi italian është i hapur për një kapitull të ri pas periudhës së suksesshme në “San Siro”.

Pas zhgënjimit me Kombëtaren e Italisë dhe dështimit për t’u kualifikuar në Kupën e Botës, Bastoni e konsideron këtë moment si ideal për të bërë hapin e radhës në karrierë.

Mbrojtësi 26-vjeçar është në pritje të sinjalit nga Barcelona dhe është i gatshëm të negociojë me Interin për të ulur çmimin prej rreth 70 milionë eurosh.

Barcelona po e sheh këtë verë si një moment kyç për rindërtimin e skuadrës, duke synuar afrime cilësore si në sulm ashtu edhe në mbrojtje, ndërsa emrat e Alvarez dhe Bastoni janë në krye të listës së dëshirave.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër