Shkup, 20 prill, Zhurnal.mk – Qeveritarët thonë se agjenda reformuese imponon ndryshime në arsimin e lartë dhe se për këtë është e nevojshme edhe kornizë e re ligjore që po e propozon pushteti.
Mirëpo opozitarët thonë se propozim është i dëmshëm.
Por pse e gjithë kjo përplasje midis pushtetit dhe opozitës kur pushteti propozon diçka në emër të agjendës reformuese, e opozita e kundërshton?
Kritikues nuk janë vetëm oponentët politik, por edhe një pjesë e spektritintelektual, shkruan Zhurnal.mk
Qëndrimi qeverisë
Në pres konferencën e javës që lamë pas në Qeveri, ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska, së bashku me kryeministrin, Hristijan Mickoski, dhe rektorët e gjashtë universiteteve shtetërore trajtuan i shpalosën qëndrimet e tyre
Ministrja u ndalë veçanërisht te risitë dhe përfitimet nga Ligji i ri për arsimin e lartë, duke theksuar se ai ofron meritokraci përmes treguesve të produktivitetit kërkimor, ndërkombëtarizimit dhe bashkëpunimit ndërmjet universiteteve, matshmëri të cilësisë, dukshmëri të institucioneve të arsimit të lartë dhe të stafit akademik, lehtësira për studentët dhe mundësi për përvetësimin e njohurive më të avancuara përmes programeve studimore më cilësore dhe më shumë trajnim praktik, si dhe modularitet në mësimdhënie.
“U takuam me të gjithë, i dëgjuam të punësuarit në universitetet publike, në ato private, në institucionet shkencore dhe në ASHAM. Pranuam numër të madh sugjerimesh konstruktive, ndërsa vërejtjet kritike të komunitetit akademik dhe shkencor ndihmuan shumë në përgatitjen e versionit më të mirë të ligjit. Ky nuk është debat i shtirur, i tillë nuk do të zgjaste kaq gjatë. Nuk është parimi i punës i vitit 2018, kur ligjet silleshin nga kabineti i ministrit”, tha Janevska në debatin e hapur në qeveri.
VLEN përmes deputetes Musa thekson se ky Ligj është në dobi edhe të universiteteve shqiptare
Deputetja e VLEN-it, Mimoza Musa thotë se Ligji i ri për Arsimin e Lartë është më shumë në shërbim të universiteteve shqiptare se sa të universiteteve në përgjithësi, pa i cenuar ato.
Duke folur për korrigjimet e bëra, Musa përmend faktin që është shtuar ndikimi i studentëve në organet drejtuese të universiteteve dhe në këshillin kombëtar, që nënkupton pjesëmarrjen e tyre të drejtpërdrejtë në vendimmarrje.
“E para është që projektet dhe publikimet shkencore që në fillim ishin të njëjta për të gjithë universitetet, tani ka ndryshuar edhe atë pikërisht në bazë të njësive akademike të cilat secili universitet i ka. Diçka tjetër që është ndryshuar, është shtuar edhe data baza ‘Scopus’, është njëra ndër data-bazat më të rëndësishme veçanërisht për shkencat shoqërore dhe humane, është zgjeruar lista e bashkëpunimeve me universitetet ndërkombëtare, nga 500 ka shkuar në 1000”,deklaroi Mimoza Musa, në një paraqitje publike.
Kundërshtimet nga opozita
Aleanca për Shqiptarët – krahu i Arben thotë se propozim-ligji do të godiste universitetet shqiptare. Sipas Taravarit ky propozom-ligj nuk ndërtohet mbi barazi, meritë dhe zhvillim, por në padrejtësi, kontroll dhe kalkulim politik.
Partia maqedonase LSDM thotë se ky propozim do të shkaktojë largim të të rinjëve nga vendi, dhe sipas kësaj partie i njëjti që nuk sjell asgjë të mirë për shoqërinë.
Një pjesë e botës akadamike ndërkohë e kritikon propozimin, sepse konsideron se pushteti po godet autonominë e universiteteve me qëllim që të centralizojë dhe ta marrë kontrollin e vendimarrjes ndaj universiteteve.
Kronologjia e këtij procesi
Më, 26 janar 2026, publikohet për herë të parë në sistemin ENER njoftimi për fillimin e procesit të përgatitjes së propozimLigjit për arsimin e lartë. Ky është momenti i parë kur drafti bëhet publik për konsultim.
Më vonë, më 30 mars 2026, publikohet versioni i dytë i draftligjit në ENER, pas disa ndërhyrjeve të vogla. Ky version është ai që ka marrë më shumë komente dhe kritika nga komuniteti akademik.
Ndërkaq, më 27 mars 2026, publikohet analiza kritike nga ekspertë (BIRC), e cila evidenton mangësitë kryesore cenimi i autonomisë universitare, geriatrizimi i arsimit të lartë dhe hapja e mundësive për nepotizëm.
Më 14 prill 2026, Kuvendi njofton zyrtarisht se propozim Ligji për arsimin e lartë ende nuk ka arritur për shqyrtim. Pra, ndodhet në fazën pas miratimit nga Qeveria, por nuk është dorëzuar ende në Kuvend. Kuvendi pret dorëzimin formal për ta shqyrtuar në komisione dhe më pas në seancë plenare.
Procedura e ardhshme kërkon votim me Badenter apo shumicë të dyfishtë, pra edhe mbështetjen e deputetëve nga komunitetet jo shumicë.
Derisa opozita nuk e mbështet këtë nismë, mbetet të shihet nëse dhe si do të arrijë kjo shumicë parlamentare të sigurojë votat e duhura për miratimin e Ligjit në Kuvend. /Zhurnal.mk
