Vincente Kompany nuk kënaqet vetëm me Bundesligan: Duam tripletën

Nga D. V.
202 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Bayern Munich ka siguruar titullin kampion në Bundesliga për herë të 35-të në histori, pas fitores 4-2 ndaj Stuttgart në “Allianz Arena”.

Skuadra e drejtuar nga Vincent Kompany përmbysi rezultatin pasi fillimisht mbeti në disavantazh nga goli i Chris Fuhrich në minutën e 21-të.

Titulli u vulos katër javë para fundit, edhe falë humbjes së Borussia Dortmund ndaj Hoffenheim, duke e bërë këtë një nga fitoret më të shpejta të titullit në historinë e kampionatit gjerman. Bayern ka shënuar gjithashtu 109 gola në ligë, një rekord i ri.

Megjithatë, Kompany nuk dëshiron që skuadra të ndalet këtu. Ai e ka zhvendosur menjëherë fokusin te objektivat e mbetur, duke nisur me gjysmëfinalen e Kupës së Gjermanisë ndaj Bayer Leverkusen dhe më pas përballjen e madhe në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve kundër Paris Saint-Germain.

“Ndjehet shumë mirë. Për mua çdo titull është i pari. Duhet t’i shijojmë këto momente sepse pas tyre ka shumë punë”.

“Sezoni nuk ka përfunduar ende. Ka ende trofe për t’u fituar. PSG në Ligën e Kampionëve është ndoshta sfida më e vështirë, por para kësaj kemi Leverkusenin”.

Ai shtoi se skuadra do të festojë, por me masë, duke mbajtur fokusin maksimal për ndeshjet e ardhshme.

Bayern nuk e ka fituar Ligën e Kampionëve dhe Kupën e Gjermanisë që nga sezoni 2019/20 nën drejtimin e Hansi Flick, por këtë herë duket në një pozicion të mirë për t’i dhënë fund pritjes dhe për të synuar një sezon historik.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër