Mikel Arteta qetëson tifozët e Arsenalit: Titulli nuk u vendos, jemi tre pikë para Man Cityt

Nga D. V.
65 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Trajneri i Arsenalit Mikel Arteta duket i qetë pavarësisht humbjes nga Manchester City.

Arsenali bërë një tjetër hap mbrapa në garën për titull, duke u mposhtur në “Etihad” me rezultat 2-1, kësisoj nëse City fiton me dy gola më shumë ndaj Burnleyt në mesjavë, atëherë do të bëhet lideri më i ri në Ligën Premier.

Megjithatë, Arteta ka qetësuar tërë tifozët e Arsenalit duke iu bërë të qartë se ende asgjë s’ka përfunduar.

“Besoj sot, besova të mërkurën dhe një javë më parë sepse i shoh lojtarët çdo ditë dhe e di nivelin që kanë. Por nëse ata duhet të jenë të bindur, atëherë besoj janë bindur. Po flisnim në dhomën e zhveshjes për titullin”.

“Tani është ligë e re. Ata kanë një ndeshje më pak të zhvilluar. Kemi tre pikë avantazh, me pesë ndeshej të mbetura. Ka ende gjithçka për të luftuar. Ne e dimë se sa shumë e duam dhe nuk do të ndalojmë, do të provojmë sërish – kjo është e sigurt”, deklaroi tekniku spanjoll.

Ndërkohë, te Arsenali thuhet se kanë vendosur se nëse Arteta dështon ta fitojë prapë titullin e Ligës Premier atëherë ky mund të jetë viti i fundit i Artetas në krye të klubit.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër