Dy tërmete goditën Serbinë mbrëmë

Nga D. V.
382 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Beograd, 5 Maj, Zhurnal.mk – Serbia u godit nga dy tërmete gjatë natës, njoftoi Instituti Sizmologjik i Serbisë, duke deklaruar se në orën 2:35 të mëngjesit një tërmet me magnitudë 4.1 u regjistrua pranë Bezdanit.

Siç u tha nga RSZS, intensiteti në epiqendër u vlerësua në gjashtë gradë në shkallën Mercalli, që do të thotë se tërmetet e asaj magnitude mund të shkaktojnë dëme të vogla në ndërtesat në zonën epiqendrore.

Epiqendra ishte në zonën midis Bezdanit dhe Baçki Monoshtor, në skaj të rezervatit special “Gornje Podunavlje”.

Rreth dhjetë minuta më vonë, u regjistrua një tërmet më i dobët me magnitudë 2.5.

Deri më tani nuk raportohet për dëme materiale apo të lënduar nga dridhjet e tokës.

artikuj të ndërlidhura

error: Përmbajtja është e mbrojtur!!

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër