Dy zjarre aktive në vend, janë shuar tetë

Nga Xh M
849 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 22 qershor Zhurnal.mk – Që nga ora 16:00, kishte 10 vatra zjarri në hapësira të hapura në të gjithë vendin, dy prej të cilave janë ende aktive, njoftojnë nga Qendra për Menaxhim të Krizave këtë pasdite.

Zjarret aktive, sipas QMK-së, janë midis fshatrave Gërçec dhe Shishevë në komunën e Sarajit, ku digjet bimësi e ulët dhe pyje të përziera, dhe pranë fshatit Kalauzlija në komunën e Radovishit.

Tetë zjarret e mbetura janë shuar.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër