285
Prishtinë, 28 maj, Zhurnal.mk – Të enjten parashihet mot me diell dhe vranësira të dendura, të cilat gjatë ditës vende-vende mund të sjellin reshje shiu të përcjella me shkarkime elektrike.
Sipas të dhënave të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do të lëvizin nga 9-12°C, ndërsa maksimalet nga 23-27°C.
Era parashihet të fryjë nga verilindja me shpejtësi 1-10 m/s.
