E gjeti të pajetë në shtëpi, partnerja e Serhat Kiliç reagon për herë të parë pas tragjedisë

Nga D V
14 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Vdekja e papritur e aktorit turk Serhat Kiliç, në moshën 51-vjeçare, ka tronditur botën e artit në Turqi.

Pas lajmit të rëndë, partnerja e tij, Ozlem Esmergul, ka bërë postimin e parë publik, duke ndarë fjalë prekëse për lidhjen e tyre dhe humbjen e aktorit.

Kiliç, një prej emrave të njohur të televizionit dhe teatrit turk, u gjet pa shenja jete në banesën e tij në lagjen Nurtepe të Kagithane, në Stamboll, më 5 shtator.

Esmergul ishte shqetësuar pasi nuk kishte mundur të kontaktonte me të që prej së enjtes dhe shkoi në shtëpinë e tij.

Pasi nuk mori përgjigje, ajo hyri me çelësin e saj dhe e gjeti aktorin të ulur pa lëvizur në një kolltuk në dhomën e ndenjes.

Menjëherë ajo telefonoi Shërbimin e Emergjencës 112, ndërsa ekipet mjekësore konstatuan vdekjen e tij.

Pas ndërhyrjes së policisë dhe këqyrjes së banesës, trupi i Kiliç u dërgua në morgun e Institutit të Mjekësisë Ligjore për përcaktimin e shkakut të vdekjes.

Për ngjarjen ka nisur edhe një hetim. Në deklaratën e saj para policisë, Esmergul raportohet të ketë thënë se aktori vuante nga limfoma, megjithatë shkaku zyrtar i vdekjes ende nuk është bërë i ditur.

Lajmi shkaktoi reagime të shumta në botën e artit, ndërsa miq dhe kolegë të aktorit shkuan në Institutin e Mjekësisë Ligjore për t’i dhënë lamtumirën e fundit.

Mes tyre ishte edhe Şoray Uzun, me të cilin Kiliç kishte bashkëpunuar për rreth 10 vjet në serialin “Seksenler”.

Serhat Kılıç ishte veçanërisht i njohur për publikun për rolin e Ergun Plak në serialin “Sek Senler”, ndërsa gjatë karrierës së tij u shfaq edhe në projekte si “Hatırla Sevgili”, “Ezel”, “Merhamet”, “Söz”, “Maraşlı” dhe “Tetikçinin Oğlu”. Krahas televizionit, ai i kushtoi një pjesë të rëndësishme të karrierës edhe teatrit.

Ndërkohë, pas vdekjes së tij kanë qarkulluar pretendime të ndryshme në rrjetet sociale lidhur me shkakun e ndarjes nga jeta.

Soray Uzun ka reaguar ndaj këtyre publikimeve, duke kërkuar që supozimet të mos paraqiten si fakte përpara se të dalë rezultati zyrtar i hetimeve.

Në mes të gjithë kësaj dhimbjeje, Ozlem Esmergul ka zgjedhur të flasë publikisht për herë të parë që nga humbja e partnerit të saj, duke ndarë me ndjekësit një mesazh prekës për dashurinë dhe kujtimet që la pas Kiliç.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër