E hëna me vranësira dhe reshje, dëborë në Alpe dhe zonat verilindore

Nga admin
317 e lexuar

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e hënë moti parashikohet i paqëndrueshëm në vendin tonë, me vranësira mesatare deri të dendura si dhe alternime të herëpashershme kthjellimesh kryesisht në pjesën e parë të ditës.

Reshjet e shiut pritet të jenë prezente që në orët e para të 24-orëshit deri në mëngjes me intensitet të ulët e lokalisht mesatar në formë shtrëngatash. Gjatë ditës reshjet pritet të vijojnë me intensitet të ulët, ndërsa në orët e vona të pasdites në pjesën më të madhe të territorit me intensitet të ulët deri mesatar.

Përgjatë vijës bregdetare dhe Ultësirën Perëndimore reshjet në periudha afatshkurtra dhe në mënyrë të izoluar në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike. Në zonën e Alpeve, verilindje – lindje dhe juglindje në lartësitë mbi 800-900 metër reshje dëbore me intensitet të ulët deri mesatar. Në relievet e larta malore mbi 1800 metër reshje dëbore në formën e stuhive të dëborës.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër