Babai i Eduart Kuçit, Arsimi, ka reaguar për herë të parë pas videos së bërë virale në rrjetet sociale, ku djali i tij shihet duke u dhunuar nga Jozefin Marku.
Në një prononcim të shkurtër për “Shqipëria Live”, ai tha se familja e ka përjetuar rëndë ngjarjen dhe se, për momentin, nuk është i gatshëm të flasë më gjatë në media.
“Faleminderit për interesimin tuaj. Ju jemi mirënjohës. E kemi përjetuar shumë keq ngjarjen, sepse Shqipëria është vendi i shqiptarëve. Për këtë arsye kam lejuar djalin tim të marrë pjesë në Top Channel në fillimet e karrierës. Por nga ky rast jemi të shokuar dhe pa fjalë”, u shpreh ai.
Arsimi sqaroi gjithashtu se postimet që po qarkullojnë së fundmi në rrjetet sociale nuk janë bërë prej tij dhe as me iniciativën e tij.
“Sa i përket asaj që postohet, dua të sqaroj se postimet që qarkullojnë nuk janë bërë nga unë dhe as me iniciativën time. Për momentin nuk jam i gatshëm të jem prezent në media, sepse nuk kam çfarë të them më shumë. Me respekt, Arsim Kuçi”, përfundoi ai.
– YouTube www.youtube.com

