Ebola në RD të Kongos kalon 1,000 rastet e konfirmuara, 254 persona kanë humbur jetën

Nga Xh M
750 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Kongo, 22 qershor Zhurnal.mk – Sipas përditësimit më të fundit nga autoritetet shëndetësore në Republikën Demokratike të Kongos, numri i të infektuarve të konfirmuar me virusin Ebola ka kapërcyer 1,000, ndërsa 254 persona kanë ndërruar jetë.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik bëri të ditur se deri më tani janë identifikuar 1,003 raste të konfirmuara në laborator, ndërsa shkalla e vdekshmërisë ka arritur në 25.3%.

Pjesa dërrmuese e infektimeve është evidentuar në provincën Ituri, në verilindje të vendit, ku përqendrohen mbi 91% e rasteve dhe më shumë se 80% e vdekjeve të raportuara.

Sipas autoriteteve, shtimi i rasteve lidhet pjesërisht edhe me përmirësimin e mundësive për testim dhe diagnostikim.

Ndërkohë, përhapja e virusit është konstatuar edhe në Ugandën fqinje, ku janë konfirmuar 19 raste dhe dy viktima.

Ekspertët vlerësojnë se shpërthimi aktual është shkaktuar nga varianti Bundibugyo i virusit Ebola, për të cilin aktualisht nuk ka as vaksinë dhe as trajtim specifik.

Ebola vijon të konsiderohet një nga sëmundjet infektive më vdekjeprurëse në botë, pasi gjatë 50 viteve të fundit ka shkaktuar mbi 15 mijë viktima në Afrikë.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër