Edhe Era Istrefi mbështet Marshin “Drejtësi, jo politikë” më 17 shkurt

Nga admin
395 e lexuar
A+A-
Rivendos

Këngëtarja e njohur shqiptare, Era Istrefi, ka shprehur mbështetjen e saj për Marshin “Drejtësi, jo politikë” që do të mbahet në Prishtinë më 17 shkurt dhe organizohet nga platforma “Liria ka Emër”.

Kjo në mbrojtje të drejtësisë së paanshme dhe ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen padrejtësisht në Hagë.

Këtë Marsh e kanë mbështetur edhe shumë këngëtarë dhe artistë tjerë si Shkurte Fejza, Ylli Limani, Mozzik, Gold AG, Visar Peja, Majkaveli, Mar1n, DJ Dagz, Bllekibllek, Alban Sejdiu, Taulant Bajraliu, Edi Kastrati, Gresa Behluli, Veli Sahiti, Driton Fazliu, të cilët u kanë bërë thirrje qytetarëve që t’i bashkohen këtij marshimi.

Mbështetja nga të gjitha kategoritë e shoqërisë po i jep Marshit “Drejtësi, jo politikë” një dimension të gjerë shoqëror dhe kulturor, duke reflektuar ndjeshmërinë e opinionit publik.

Marshi, i organizuar nga platforma Liria ka Emër me 17 shkurt, pritet të shndërrohet në mobilizimin më të madh qytetar të mbajtur ndonjëherë në Kosovë, duke bashkuar qytetarë nga të gjitha komunat, diaspora, familje të dëshmorëve, të rinj, artistë dhe përfaqësues të shoqërisë civile.

Përkrahjes për marshin “Drejtësi, jo politikë” po i bashkohen edhe kategori të tjera të shoqërisë, duke e shndërruar atë në një kauzë gjithëpërfshirëse qytetare në mbrojtje të drejtësisë dhe së vërtetës historike. 

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër