​Edhe një qytetar i Kosovës arrestohet nga Serbia, akuzohet për “krime lufte”

Nga D. V.
671 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 03 korrik, Zhurnal.mk – Një shtetas kosovar raportohet se është ndaluar në pikë kalimin kufitar mes Kosovës dhe Serbisë – në Mutivodë, nën dyshimet për krime lufte.

Osman Selmani, një shtetas i Kosovës, është ndaluar nga policia serbe derisa po kthehej në vendlindje.

Sipas familjarëve të tij, të cilët e kanë bërë të ditur lajmin, Selmani ndodhet në Prokurorinë për Krime Lufte në Beograd.

Familja e të ndaluarit i ka cilësuar si të pabazuara dhe të pavërteta akuzat e Prokurorisë së Serbisë.

“Ne besojmë në pafajësinë e tij dhe do të qëndrojmë pranë tij deri në zbardhjen e plotë të së vërtetës. Kemi besim se drejtësia do të mbizotërojë dhe e vërteta do të dalë në pah. Ju falënderojmë nga zemra për çdo mbështetje, lutje dhe fjalë inkurajuese në këto momente të vështira për familjen tonë”, thuhet në njoftimin e familjarëve të tij./KP

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër