Shkup, 7 korrik, Zhurnal.mk – Nëse lexon komentet nëpër rrejtet sociale, duket sikur ka një urrejte patologjike midis Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut. Por, në realitet duket absurde që kaq urrejtje të shfryhet midis dy vendeve fqinje. Prandaj, dyshimet janë shumë evidente se dikush qëllimisht, me profile të rreme, po i hedh benzin edhe më shumë “zjarrit” midis dy vende. Shërbimet përgjegjëse të sigurisë duhet sa më shpejt të gjejnë kush janë përgjegjëist kryesor për nxitje të urrejtjes, shkruan “Zhurnal.mk”.
Policia po heton portalet online që po përhapin urrejtje
Në rrjetet sociale duket një koordinim dhe bashkëpunim i cili është krijuar që përmes aktiviteteve propagandistike të nxisin urrejtje, intolerancë dhe dhunës midis qytetarëve maqedonas dhe bullgarë në të dy vendet.
Ministria e Brendshme (MPB) dhe Agjencia e Sigurisë Kombëtare po kryejnë një hetim kundër rreth 20 kanaleve të komunikimit, duke përfshirë portale interneti, si dhe faqe dhe profile në Facebook dhe Instagram, me dyshimin se ato janë përdorur për përhapjen e organizuar të gjuhës së urrejtjes dhe nxitjen e tensioneve përmes përmbajtjes që lidhet me marrëdhëniet midis Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë.
Hetimi përqendrohet në disa përmbajtje të publikuara në periudhën e kaluar në lidhje me përfshirjen e bullgarëve në Kushtetutë, si dhe postime dhe materiale provokuese që, sipas dyshimeve, kishin për qëllim të nxisnin fyerje të ndërsjella, urrejtje dhe radikalizim të debatit publik midis qytetarëve maqedonas dhe bullgarë.
Gjithashtu, po hetohet edhe mënyra e financimit të disa prej këtyre aktiviteteve.
Provokimet e qëllimshme për tensionim të situatës
Portale dhe profile në rrjetet sociale dyshohet se kanë kryer një krim të “përhapjes së materialit racist dhe ksenofobik përmes një sistemi kompjuterik”.
Incidentet e fundit në marrëdhëniet Bullgari-Maqedoni e Veriut, siç është djegia e automjeteve diplomatike në ambasadën bullgare në Shkup dhe nota diplomatike e publikuar për udhëtimin e familjes së kryeministrit në Bullgari, vlerësohen se janë provokime që janë pjesë e një fushate të organizuar bullgare, që synon të promovojë gjëra të papranueshme përmes një ose dy figurave politike.
Në mars të këtij viti, Agjencia e Sigurisë kreu një hetim kundër një rrjeti të organizuar që, përmes aktiviteteve propagandistike, nxit urrejtje, intolerancë dhe dhunë midis qytetarëve maqedonas dhe bullgarë në të dy vendet.
Aktivitetet e lartpërmendura, u nxitën “në koordinim dhe nën drejtimin e një shtetasi bullgar, i cili për një periudhë të gjatë kohore në rrjetet sociale dhe përmes një botneti në portalet informative kreu aktivitete propagandistike që synonin nxitjen e urrejtjes, intolerancës dhe dhunës midis qytetarëve maqedonas dhe bullgarë në të dy vendet, nga pozicioni i një aktori jo-shtetëror të përfaqësuar në funksion të një marrëdhënieje hibride që minon proceset strategjike të integrimit evropian të Maqedonisë dhe kërcënon sigurinë evropiane”.
Dy vendet fqinje të zbusin tensionet dhe të gjejnë zgjidhje të pranueshme
Fushatat e koordinuara të disinformimit në internet përdorin çështjet historike, gjuhësore dhe identitare për të polarizuar opinionin publik në Shkup dhe Sofje. Rrjetet hibride të rreshtuara me Rusinë shfrytëzojnë këtë krizë dypalëshe si një “mozaik strategjik” për të ndalur zgjerimin e Bashkimit Evropian në Ballkanin Perëndimor. Tensioni hibrid ushqehet nga mosmarrëveshja për përfshirjen e pakicës bullgare në Kushtetutën e Maqedonisë së Veriut, një kusht i vendosur nga i ashtuquajturi “Propozimi Francez”.
Komisioni Evropian u bën thirrje vazhdimisht të dyja vendeve të promovojnë një atmosferë dialogu dhe të shmangin provokimet e panevojshme që dëmtojnë stabilitetin rajonal.
Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut duhet të promovojnë atmosferë dialogu dhe të shmangin tensionet e panevojshme. Është shumë e rëndësishme që të ketë marrëdhëniet të fqinjësisë së mirë. Në këtë kontekst nevojiten përpjekje nga të gjitha palët për të promovuar një atmosferë dialogu dhe respekt të ndërsjellë dhe për të shmangur tensionet e panevojshme, shkruan “Zhurnal.mk”.
