Shkup, 28 maj, Zhurnal.mk – Përderisa partitë poolitike maqedonase në Shkup zihen mes veti se kush është më patriot dhe më tradhëtar, në arenën ndërkombëtare kryeministri i ri bullgar dhe ish-presidenti Rumen Radev ka filluar fushatë diplomatike për të forcuar qëndrimin e tij për të futur bullgarët si pjesë e Kushtetutës së Maqedonisë së Veriut. Takimin e parë e ka nisur te aleati i vjetër, Franca, e cila ishte ndër iniciatorët e parë për të ndryshuar lojën e anëtarësimit në BE. Presioni në të ardhmen do të rritet, e pyetja që shtorhet se sa do të jetë e gatshme Maqedonia e Veriut ta pranojë këtë presion, shkruan “Zhurnal.mk”.
Sofja presion Shkupit me aleancat evropiane!
Në një kohë kur Maqedonia e Veriut është ende e bllokuar midis perspektivës formale evropiane dhe bllokadës thelbësore politike, Sofja po vepron përsëri në një mënyrë të organizuar, të drejtpërdrejtë dhe të qartë. Çështja e përfshirjes së bullgarëve në Kushtetutën e Maqedonisë së Veriut nuk është problem bilateral, por është pjesë e kushtëzimit evropian.
Vetë Radev ka pranuar në Paris se e kishte ngritur çështjen e ndryshimeve kushtetuese në vitin 2021 dhe se i duhej një vit për të bindur udhëheqësit evropianë pse kjo duhet të përfshihej në kornizën negociuese. Më meriotri që e ka kuptuar ish-presidentin bullgar ka qenë Emmanuel Macron, i cili e kishte përfshirë këtë kërkesë në kornizën negociuese në korrik të vitit 2022.
Pra, sot Sofja nuk po vepron e vetme ndaj Shkupit zyrtar, por ka edhe përkrahjen e disa qendrave evropiane që mbajnë të bllokuar kornizën e procesit negociues. Dhe sapo një çështje dypalëshe institucionalizohet në një dokument evropian, rikthimi i saj prapa bëhet shumë më i vështirë sesa futja e saj në fuqi.
Vizita e Radev në Paris dhe Bruksel nuk duhet të kuptohet si një axhendë diplomatike rutinë. Pas Francës, ai do të takohet me Kryeministrin belg Bart de Ëever, Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s Mark Rutte, Presidenten e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen dhe Presidentin e Këshillit Evropian Antonio Costa.
Ky itinerar është zgjedhur me shumë kujdes, pasi Parisi është si autori politik i kornizës së kompromisit, Brukseli si qendra institucionale e BE-së dhe NATO-s, shkruan “Zhurnal.mk”.
Përderisa në Shkup partitë akuzojonë njëra tjetrën, Sofja me seriozitet e ka kapur çështjen e pakicës bullgare
Duket se Sofja ka arritur ta shndërrojë këmbënguljen e tyre në një proces evropian. Kjo e ndryshon seriozitetin e mosmarrëveshjes midis dy palëve. Në vend që mosmarrëveshja të jetë drejtpërdrejt midis dy vendeve, ajo është zhvendosur në procesin e integrimit, përmes të cilit Maqedonia e Veriut duhet të përparojë drejt BE-së.
Radev hapur tani thotë se i ka bindur udhëheqësit evropianë për këtë qëndrim dhe se pret zbatimin e plotë të konsensusit të arritur evropian.
Por në Shkup “këndohet” këngë tjetër. VMRO DPMNE dhe LSDM thuajse çdo ditë nëpër konferenca për shtyp, akuzojnë njëra tjetrën se kush është më tradhtarë e kush është më patriot.
VMRO DPMNE thekson se kryeministri bullgar Rumen Radev ka bërë paraqitje publike ku thotë se revolucionarët maqedonas si Goce Delçev dhe Jane Sandanski janë bullgarë, si dhe aktivistë si vëllezërit Miladinov, themeluesit e shkrim-leximit sllav, vëllezërit e shenjtë Kiril dhe Metodi, si dhe Kliment Ohridski dhe Naum Ohridski, janë bullgarë dhe janë pjesë e historisë bullgare.
Prandaj, në këtë pikë, vetëm Venko Filipçe, i verbuar nga dëshira për të ardhur në pushtet është shndërruar në një deputet të veçantë “bullgar” dhe i vetmi që beson se ndryshimet kushtetuese janë pengesa e fundit dhe e vetme në rrugën drejt Bashkimit Evropian.
Kur e sheh këtë gjuhë të partive politike, duke se nuk do të jetë aspak e lehtë dhe e shpejtë zgjidhja e problemit.
Nëse nga njëra anë Radev e forocon edhe më shumë qëndrimin bullgar në shtetet e Evropës, Maqedonia e Veriut është e humbur në qorrsokakun e brendshëm.
Partitë politike maqedonase sillen pa një seriozitet dhe pa një strategji se çfarë do të bëjnë. Andaj, kjo situatë vetëm se i shkon në dobi të Bullgarisë, e cila si anëtare e BE-së punon çdo ditë e më shumë drejt forcimit të qëndrimit të saj.
Maqedonia e Veriut duhet ta kuptojë se ky është një mësim i pakëndshëm, por i rëndësishëm, sepse politika evropiane nuk është vetëm një deklaratë vlerash, por edhe një terren strategjish kombëtare të vazhdueshme. Ai që e përsërit vazhdimisht qëndrimin e tij, e ngulitë atë në dokumente, e sjell atë në takime dhe e lidh atë me çështje më të mëdha evropiane, në fund të fundit e kthen atë në një realitet me të cilin të tjerët duhet të merren, shkruan “Zhurnal.mk”.
