Policia sekuestron mbi 200 milionë euro të Messina Denaros

Nga D. V.
420 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Palermo, 28 maj, Zhurnal.mk – Gjatë një operacioni ndërkombëtar të koordinuar nga Drejtoria Rajonale Antimafia e Palermos dhe të zhvilluar nga Guardia di Finanza e kryeqytetit sicilian, janë arrestuar tre persona për përdorim të parave me origjinë të paligjshme, me rrethanë rënduese favorizimin e mafias, ndërsa janë sekuestruar pasuri, kompani dhe mjete financiare me vlerë mbi 200 milionë euro.

Operacioni, i zhvilluar në disa vende, bëri të mundur rindërtimin e një pasurie gjigante të krijuar nga riinvestimi, edhe përmes kompanive offshore, i fitimeve të siguruara që nga vitet ’80 nga trafiku i narkotikëve nën drejtimin e bosit mafioz, Matteo Messina Denaro.

Hetimet, të koordinuara nga prokurori Maurizio de Lucia dhe zëvendësi i tij Vito Di Giorgio, u zhvilluan jo vetëm në Itali, por edhe në Andorra, Gjibraltar, Ishujt Kajman, Luksemburg, Zvicër, Liban, Principatën e Monakos dhe Spanjë, në qytetet Malaga, Marbella, Benahavis dhe Puerto Banús, në bashkëpunim të ngushtë me autoritetet vendase gjyqësore dhe policore.

“Shpreh mirënjohjen time më të thellë për Prokurorinë e Palermos, Drejtorinë Rajonale Antimafia, Guardia di Finanza dhe të gjitha autoritetet gjyqësore dhe hetimore italiane e të huaja të përfshira në operacionin e gjerë ndërkombëtar që çoi në tre masa arresti dhe sekuestrimin e pasurive dhe mjeteve financiare me vlerë mbi 200 milionë euro, që lidhen me pasurinë e grumbulluar ndër vite nga Matteo Messina Denaro dhe bashkëpunëtorët e tij”, tha prokurori i Palermos Maurizio De Lucia.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër