Shkup, 29 shtator, Zhurnal.mk – Ministria e Arsimit dhe Shkencës i njofton të gjithë përfituesit e të drejtës për bursë studentore, të realizuar në ndonjërin nga vitet e mëparshme akademike, të cilët i plotësojnë kushtet kontraktuale për vazhdimin e së drejtës për bursë, se afati për aplikim është nga 1 deri më 30 tetor 2026.
Për vazhdimin e së drejtës për bursë studentore, përfituesi duhet t’i bashkëngjisë në mënyrë elektronike dokumentet e radhës: vërtetim për regjistrimin e semestrit të ardhshëm, përkatësisht vitit të studimeve;
vërtetim me provimet e dhëna, të lëshuar nga fakulteti; vërtetim për provimet e parashikuara dhe të dhëna -formular i plotësuar dhe i vërtetuar nga fakulteti, ku shënohet suksesi i viteve të mëparshme, si dëshmi se studenti ka dhënë 80 për qind, përkatësisht 90 për qind të provimeve të parashikuara, në varësi të llojit të bursës që shfrytëzon, gjegjësisht e ka ruajtur mesataren e suksesit gjatë studimeve, në përputhje me kontratën;
indeksin nga semestri i parë i regjistruar deri në semestrin e fundit të verifikuar.
MASH në njoftim sqaron se dokumentet duhet të ngarkohen në mënyrë elektronike së bashku me dokumentacionin përkatës në http://e-uslugi.mon.gov.mk, ndërsa thekson se për çdo informacion ose pyetje, studentët mund të drejtohen në adresën elektronike studentskii.stipendii@mon.gov.mk
