Elfete Ismaili akuzon, e Admir Shabani i përgjigjet me shifra për kurse oficerësh e ‘atache’ në ambasada

Nga B.M
640 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 2 Prill, Zhurnal.mk – Ish-Zv-ministrja e Mbrojtjes së Maqedonisë së Veriut, Elfete Ismaili, e ka akuzar sot VLEN-in se nuk po bënë sa dhe si duhet për pranimin e shqiptarëve në kurset për pozitat e oficerëve në ushtrinë e vendit, e as për pozitat e atacheve ushtarak në ambasadat jashtë vendit.

Ismali përmes Facebook tha se asnjë shqiptarë nuk është zgjedhur në kursin e fundit për oficerë, por vetëm maqedonas.

“Në kursin për oficer para 1 muaji e ca, janë përzgjedhur 16 kandidatë të gjithë Maqedonas, pa asnjë përfaqësues Shqiptar,” tha ajo.

Por Zv-Ministri Admir Shabani reagoi poashtu përmes Facebook duke sqaroi shifrat e i hodhi poshtë pretendimet e Ismailit, për konkursin e shpallur sa ajo ishte në pozitën e dikurshme.

“Faktet janë të qarta dhe nuk i ndryshon propaganda: Nga 131 aplikues, vetëm 11 kanë qenë shqiptarë. Nga ta, 2 janë pranuar, ndërsa njëri është tërhequr vetë. Të tjerët nuk i kanë përmbushur kriteret. Institucionet nuk mund dhe nuk guxojnë të ulin standardet vetëm për të kënaqur narrativat politike të dikujt,” tha Shabani.

Elfete Ismali ndërkohë në reagimin e saj akuzoi edhe për atache ushtarak nëpër ambasada.

“Në misionet diplomatike, e njëjta logjikë përjashtuese po vazhdon: në Bruksel-NATO asnjë Shqiptarë, në Berlin një atashe Shqiptar zëvendësohet me një Maqedonas; në Ankara një tjetër Shqiptar zëvendësohet dhe vendin e tij e merr përfaqësues nga një nacionalitet tjetër,” shtoi ish-Zv-ministrja tash në opozitë.

Shabani i VLEN-it pati përgjegje edhe për akuzëne e dytë të Ismalit.

“Sa i përket atasheve, po ashtu bëhet fjalë për një periudhë kur pozita e zëvendësministrit ka qenë e zbrazët. Pra, ata që sot ankohen, dje nuk kanë qenë as funksionalë. Sot realiteti është ndryshe: Nga 16 shpallje për atashe, 8 tashmë janë përzgjedhur, mes tyre edhe përfaqësues të komuniteteve tjera, ndërsa 8 të tjera do të rishpallen për shkak të konkurrencës së dobët. Dhe kjo është pikërisht ajo që nuk është bërë më parë: hapje e procesit, transparencë dhe mundësi reale për të gjithë,” iu kundër-përgjigj Zv Ministri, i cili në kundër-reagim përkujtoi se sot ministria e mbrojtjes ka shpallur konkurs për punësim të 300 ushtarëve të rinjë.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër