Elisa Spiropali bën propozimin: Dy salla të Kuvendit të quhen “Bashkim Fino” dhe “Gerti Bogdani”

nga D V

Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, znj. Elisa Spiropali, propozoi emërtimin e dy sallave të vogla në mjediset e ndërtesës së seancave plenare të Kuvendit me emrat Bashkim Fino dhe Gerti Bogdani.

Në mbledhjen e sotme të Konferencës së Kryetarëve, Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, propozoi emërtimin e dy sallave të vogla në mjediset e ndërtesës së seancave plenare të Kuvendit me emrat Bashkim Fino dhe Gerti Bogdani.

Sipas Spiropalit, këtë propozim e ka bërë për të nderuar emrin dhe kontributin e tyre politik.

“Dëshiroj t’ju bëj me dije se kam vendosur që për të nderuar emrin dhe kontributin politik, shoqëror e parlamentar të dy personaliteteve të shquar, të ndarë nga jeta, dy sallave të vogla në mjediset e ndërtesës së seancave të Kuvendit, t’u vemë njerës emrin Bashkim Fino dhe tjetrës emrin Gerti Bogdani.

Gerti Bogdani, deputet i Kuvendit, për 2 legjislatura, u nda nga jeta në moshë të re. Besoj se kam mbështetjen tuaj dhe të deputetëve të Kuvendit”, u shpreh Spiropali.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More