Elvis Lila komandohet në krye të SHISH pas shkarkimit të Vlora Hysenit

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 23 shtator, Zhurnal.mk – Elvis Lila ka marrë përkohësisht kompetencat e drejtorit të Shërbimit Informativ të Shtetit (SHISH), pas shkarkimit të Vlora Hysenit nga detyra.

Lila, i cili mban postin e drejtorit të Departamentit Operativ në SHISH, është ngarkuar përkohësisht me ushtrimin e kompetencave të kreut të institucionit.

Vendimi i publikuar në Fletoren Zyrtare mban datën 22 shtator dhe vjen pasi shkarkimit të Vlora Hysenit nga kjo detyrë.

Ndaj Hysenit është caktuar masa e sigurisë “Arrest në shtëpi”, në kuadër të një hetimi të SPAK. Hyseni ishte emëruar në krye të SHISH në prill 2023 dhe deri përpara shkarkimit, drejtonte institucionin.

artikuj të ndërlidhura