Emërim i ri nga BE-ja për Kosovën – Dirk Schubel zë vendin e Oravit

Nga Xh M
722 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 13 korrik Zhurnal.mk – Këshilli i BE-së ka emëruar Dirk Schubel si Përfaqësuesin e ri të Bashkimit Evropian (EUSR) për Kosovën. Këtë detyrë Schubel do ta marrë detyrën më 1 shtator 2026, me një mandat fillestar dyvjeçar, duke pasuar në këtë pozitë Aivo Oravin.

Mandati i Përfaqësuesit Special të BE-së për Kosovën është i përqendruar në promovimin e një Kosove të qëndrueshme, demokratike dhe shumetnike, duke mbështetur perspektivën e saj evropiane përmes komunikimit publik dhe angazhimit të synuar me qytetarët.

Detyrat kryesore përfshijnë monitorimin e progresit në prioritetet politike, ekonomike dhe të sigurisë, kontributin në forcimin e të drejtave të njeriut, sundimit të ligjit dhe mbrojtjes së komuniteteve pakicë, si dhe promovimin e koordinimit politik të Bashkimit Evropian për të siguruar një prani të bashkërenduar dhe të dukshme të BE-së në Kosovë.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër