PD bojkotoi seancën parlamentare, Salianji: Është shërbimi më i madh që mund t’i bëhet Edi Ramës

Nga Xh M
736 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 13 korrik Zhurnal.mk – Deputeti Ervin Salianji ka reaguar ndaj vendimit për bojkotin e seancës parlamentare nga Partia Demokratike, duke e cilësuar atë si një favor për qeverinë.

Ndër të tjera, Salianji akuzon Sali Berishën se, përmes këtij qëndrimi, po dobëson rolin opozitar të PD-së. Ai ka kërkuar ndryshim politik, duke pretenduar se qytetarët po kërkojnë largimin e asaj që ai e cilëson si bashkëpunim mes Ramës dhe Berishës.

Bojkoti i seancës parlamentare është shërbimi më i madh që mund ti bëhet Edi Ramës.

Në ditët më të zeza të kësaj qeverie, kur qytetarët janë në revoltë dhe aferat korruptive janë ekspozuar njëra pas tjetrës, Sali Berisha zgjedh edhe një herë ti vijë në ndihmë Edi Ramës, duke u sjellë si bashkëortak dhe pjesë e bashkëqeverisjes!

Sot Parlamenti duhej të ziente. Duhej të ishte arena ku një qeveri e kalbëzuar dhe e rrënuar moralisht të vihej me shpatulla pas muri. Sot Partia Demokratike duhej ti jepte zë zemërimit të qytetarëve dhe të rinjve që kanë ngritur dhe po mbajnë në këmbë revoltën më të gjatë popullore të viteve të fundit në Shqipëri.

Por, mesa duket, interesi personal i Sali Berishës nuk e lejon Partinë Demokratike të marrë frymë, të përmbushë misionin e saj opozitar dhe të përfaqësojë qytetarët.

Prandaj kërkohet ndryshim. Prandaj gjithnjë e më shumë qytetarët kërkojnë largimin e dyshes bashkëqeverisëse Rama–Berisha.

Ndryshimi do të vijë, sepse tashmë ortakeria e tyre politike është ekspozuar hapur para syve të shqiptarëve. Ata nuk janë më alternativë kundër njëri-tjetrit, janë garancia e mbijetesës së njëri-tjetrit.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër