Emërimi i ministres virtuale “Diella”, Gjykata Kushtetuese rrëzon kërkesën e PD-së

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 08 tetor, Zhurnal.mk – Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar sot kërkesën e deputetëve të Partisë Demokratike, të cilët kundërshtuan dekretin e Presidentit Bajram Begaj për ngritjen dhe funksionimin e Ministres Virtuale të Inteligjencës Artificiale “Diella”.

Në arsyetimin e saj Gjykata shprehet se nuk ka kompetencë për të shqyrtuar pasi nuk është as ministër e as Ministri (institucion). Nuk është pjesë e Këshillit të Ministrave.

“Gjykata Kushtetuese evidenton se pavarësisht terminologjisë së përdorur në dekretet e kundërshtuara, nuk rezulton se kemi të bëjmë me një funksionar konkret kushtetues”, thuhet në vendimin e Kushtetueses e cila vendosi me shumicë votash ta rrëzojë kërkesën e opozitës, raporton a2cnn.

Opozita kërkoi shfuqizimin e dispozitave përkatëse të dekretit, duke i konsideruar në kundërshtim me Kushtetutën.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër