Prishtinë, 22 prill, Zhurnal.mk – Afati i 11 prillit për emërimin e anëtarit të fundit në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve ka kaluar pa një vendim konkret, duke lënë procesin ende të papërfunduar.
Pavarësisht përfundimit të të gjitha afateve ligjore, emërimi nuk është realizuar.
Lidhur me këtë çështje ka folur ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, e cila theksoi se ky proces është dashur të përmbyllej nga ish-presidentja, Vjosa Osmani-Sadriu.
Sipas Haxhiut, tashmë institucionet do të veprojnë në përputhje me përgjegjësitë kushtetuese. Ajo nënvizoi se parimet e proporcionalitetit dhe përfaqësimit politik duhet të respektohen në çdo vendimmarrje.
“Në raport me këtë çështje, janë tejkaluar të gjitha afatet. Ka qenë një proces kushtetues që është dashur të përmbyllet nga Presidentja. Do të veprohet në përputhje me përgjegjësitë”, u shpreh Haxhiu.
