Qeveria nisë në parlament ndryshime të pjesshme për qeveri teknike në ligj para zgjedhjeve

Nga D. V.
204 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 22 Prill, Zhurnal.mk – Me propozimin e qeverisë, shumica parlamentare sot e nisi procedurën për ndryshim të ligjit për qeveri, e me të cilin propozim mundësohet emërimi nga ana e opozitës i ministrit të brendshëm dhe atij të çështjeve sociale, demografisë e rinisë, si dhe zëvendësministra në 5 minstri nga shumica parlamentare, 100 ditë para mbajtjesë së zgjedhjeve parlamentare.

67 deputetë të koalicionit qeveritar votuan për nisjen e procedurës e 13 nga opozita votuan kundër propozim-ndryshimeve të ligjit për qeveri që kanë të bëjnë me pjesën për qeveri kalimtare, përkatësisht qeveri tenike.
Qeveria e arsyeton këtë ndryshim të synuar për shkak të arsyeve financiare, „stabilitet“ institucional, e legjitimitet të qeverisë së rregulltë.

„Për shkak të nevojës për përdorim racional dhe të përgjegjshëm të financave publike, forcimit të stabilitetit institucional dhe sigurimit të legjitimitetit të plotë demokratik të Qeverisë si bartëse e pushtetit ekzekutiv e zgjedhur nga Kuvendi, me këtë propozim-ligj vendoset një kornizë e qartë dhe e zbatueshme juridike që do të garantojë zgjedhje të lira dhe transparente përmes institucioneve të themeluara me Kushtetutë dhe ligje, dhe do të eliminojë zgjidhjet e përkohshme të vendosura me marrëveshje politike në të kaluarën…,” thotë qeveria në arsyetimin e saj, për heqjen e parashikimit me të cilën qeveritë teknike në dy zgjedhjet e kaluar u formua 100 ditë para datës së zgjedhjeve.

“Neni 44 ndryshohet si vijon: “(1) Për organizimin e zgjedhjeve për deputetë në Kuvend, Kuvendi, me propozim të Kryetarit të Qeverisë, njëqind ditë para ditës së mbajtjes së zgjedhjeve për deputetë në Kuvend, zgjedh një ministër të Punëve të Brendshme dhe një ministër të Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, me propozim të opozitës, me mandat që zgjat deri në ditën e shpalljes së rezultateve përfundimtare nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve për zgjedhjet e mbajtura për deputetë në Kuvend, pas së cilës mandati i tyre përfundon me fuqi ligji. (2) Ministri i Punëve të Brendshme propozohet nga partia opozitare me numrin më të madh të deputetëve në Kuvend, pas konsultimeve paraprake me dy partitë politike me numrin më të madh të deputetëve në Kuvend. (3) Ministri i Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë propozohet nga partia opozitare me numrin më të madh të deputetëve në Kuvend,” shkruan në propozimin qeverisë të cilit iu hap dera sot në kuvend për miratim përfundimtar.

Në pikën 4 të propozimit të ndryshimit të nenit 5 të ligjit aktual për qeverinë thuhet thuhet se Ministri i Punëve të Brendshme mund të kryejë “më së shumti 15 shkarkime ose sistemime në pozita më të ulëta ose më të larta të punonjësve udhëheqës në Ministrinë e Punëve të Brendshme, në përputhje me ligjin.”

“Ministri i Punëve të Brendshme mund të kryejë edhe sistemime horizontale të punonjësve të tjerë në Ministri, me propozimin e tij, deri në 10% të numrit të sistemimeve horizontale të bazuara në mesataren e këtyre sistemimeve në vitet 2013,” vazhdon tutje qeveria në propozimin e kësaj pike.

Sipas propozimit, neni 6 i ligjit, poashtu mundësohet, por me propozim të kryeministrit, të emërohet nga një zëvendës-ministër nga partia më e madhe në pushtet për organizimin e zgjedhjeve, në këtë rast që do të propozoheshin nga VMRO-DPMNE, dhe atë në 5 mnistri ( ministrinë e brendshme; ministrinë e Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë; ministrinë e financave; ministrinë e bujqësisë dhe ministrinë e administratës publike.


Kundër këtyre propozim ndryshimesh më e zeshmja është LSDM-ja.

Kryetari i kësaj partie opozitare Venko Filipçe tha se propozimi është një përpjekje “kontrabande” e qeverisë për të ndryshuar kompetencat e ministrave teknikë gjatë periudhës kalimtare, përkatësisht 100 ditëshit para zgjedhjeve.

“Propozohet dhe dëshirohet të paraqitet një amendament sipas të cilit ministrat teknikë nuk do të jenë në gjendje të sjellin këshilltarët e tyre të posaçëm, por mund të zgjedhin këshilltarë vetëm nga ata ekzistues, nga ata aktualë që janë të partizuar fort nga koalicioni qeverisës”, u ankua Filipçe.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër