Ëndrra e titullit vazhdon, Pep Guardiola kërkon edhe një përpjekje të fundit nga City

Nga D. V.
560 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Pas triumfit në FA Cup ndaj Chelseat, Pep Guardiola po e mobilizon Manchester Cityn për një mbyllje të lodhshme sezoni dhe objektivi është i qartë, pra vetëm titulli i Ligës Premier.

City janë dy pikë prapa Arsenalit me dy ndeshje të mbetura, çka e bën udhëtimin e së martës në fushën e Bournemouthit pothuajse “duhet fituar”.

“Do të përpiqemi ta zgjasim sezonin. Do të përpiqemi ta fitojmë ndeshjen dhe të mbërrijmë kundër Aston Villës me një shans. Me letra në tavolinë, ne e dimë saktësisht çfarë duhet të bëjmë. Do të përpiqemi”.

Trajneri spanjoll paralajmëroi se nuk e nënvlerëson aspak Bournemouthin, që po lufton për Evropën.

“Ata po luajnë për garat evropiane dhe nuk e di herën e fundit kur kanë humbur. Është një ekip i jashtëzakonshëm. Mënyra si bëjnë presion është ndoshta më energjikja në Ligën Premier”.

Bournemouth aktualisht ndodhet në vendin e gjashtë dhe i mjafton edhe një pikë nga dy ndeshjet e fundit për të siguruar futboll evropian për herë të parë në histori.

Guardiola pranoi edhe faktorët e lodhjes pas finales në Wembley, por nënvizoi se fitorja i ka dhënë skuadrës energji tjetër.

“Lodhja do të jetë e njëjtë, por energjia do të jetë ndryshe. Të shkoje në Bournemouth, po të kishim humbur ndaj Chelseat, do të ishte më e vështirë”.

Gjithçka mund të shkojë deri në ditën e fundit edhe për shkak të golavarazhit: City kanë +43, vetëm një më shumë se Arsenali (+42), ndaj çdo detaj mund të bëjë diferencën në garën për titull.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër