Kosova e dyta më e varfër në Evropë, Murati: Kemi përparim, në qeverisjet e kaluara ishim të fundit

Nga D. V.
385 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 18 maj, Zhurnal.mk – Sipas të dhënave të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) për vitin 2025 të publikuar nga Platforma WolrdAtlas, Kosova renditet e dyta si vendi më i varfër në Evropë, pas Moldavisë.

Lidhur më këtë ka folur ministri në detyrë i Financave Hekuran Murati, duke thënë se në qeverisjet e kaluara Kosova ka qenë e fundit, duke shtuar se Kosova tash ka shënuar ngritje, raporton Ekonomia Online.

“Po të ishte gazetaria si duhej do ta kishte shpërfaq gjithë trendin si ka qenë, pra Kosova ka qenë e fundit kur ne kemi marrë qeverisjen dhe tash kemi ngritje më lartë në atë tabelën e rangimit. Në fakt nëse shihet viteve të kaluara, pra deri në vitin 2019 diferenca e Kosovës me vendet e tjera ka shku duke u rrit, pra vendet tjera i kanë ik Kosovës, kurse tash lëre që e kemi ngushtu diferencën por edhe e kemi kalu një shtet dhe presim që shumë shpejtë ky trend të vazhdojë dhe nëse vazhdon ky trend dhe qeverisja e mirë t’i kalojmë edhe shtetet e tjera”, ka thënë Murati.

Sipas tij, Kosova ka përparim në raport me shtetet e tjera.

“FMN-ja aty ka raporturar të ardhurat për kokë banori të bazuar në fuqinë blerëse. Unë nuk po bëj vlerësime, unë vetëm e thash që nëse shikohet trendi, pyetja do të mund të ishte shtruar pak më ndryshe sepse trendi tregon që Kosova ka përparim në raport me shtetet e tjera, pra kemi qenë në vendin e fundit gjatë qeverisjeve të kaluara, tash po kemi kaluar Moldavinë dhe presim t’i kalojmë edhe shtetet tjera nëse vazhdohet ky trend”, ka deklaruar Murati.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër