Era Istrefi bëhet teze për herë të dytë, ndan momentin e ëmbël me mbesën

Nga D V
14 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Era Istrefi është bërë teze për herë të dytë dhe ka ndarë me ndjekësit një nga momentet e para me mbesën e saj të sapolindur.

Këngëtarja ka publikuar një fotografi ku shihet duke mbajtur në krahë vogëlushen, vajzën e motrës së saj, Nita Istrefi.

Era e ka përqafuar me shumë dashuri dhe krahas fotografisë ka ndarë një mesazh të ndjerë për ardhjen e saj në jetë.

Ajo e ka përshkruar mbesën si një shpirt të vogël e të ëmbël, duke theksuar se ardhja e saj ka sjellë shumë dashuri në familje.

Era i ka uruar vogëlushes që bota të jetë gjithmonë e mirë me të dhe që jeta t’i sjellë lumturi, shëndet e shumë momente të bukura.

Në fund, këngëtarja e ka mirëpritur publikisht anëtaren më të re të familjes, duke e cilësuar si një engjëll të vogël dhe duke i uruar mirëseardhjen në botë.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër