Erdogan pritet të vizitojë Shkupin këtë pranverë, paralajmëron Mickoski

Nga D. V.
473 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 4 mars – Në bisedat me presidentin e Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, e kemi përcaktuar që këtë pranverë të mbahet takimi i parë, ku ai do të vijë në Shkup, theksoi kryeministri Hristijan Mickoski në seancën e sotme të Kuvendit të Maqedonisë, duke iu përgjigjur pyetjes së deputetit Sali Murati, në lidhje me marrëdhëniet bilaterale mes dy vendeve. Me nënshkrimin e marrëveshjes për zgjerimin e bashkëpunimit bilateral gjatë kësaj periudhe janë intensifikuar partneritetet në fusha të ndryshme – vuri në dukje kryeministri Micskoski.

“Në bisedat me presidentin e Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, e përcaktuam që këtë pranverë të mbahet takimi i parë, ku ai do të vijë në Shkup. Supozoj se vizita do të realizohet, në këtë moment nuk mund të them saktësisht kur dhe si, por e di që Turqia ka një ambasador jashtëzakonisht të mirë në Shkup, diplomat i nivelit të lartë, me të cilin kemi bashkëpunim të shkëlqyer dhe ai ka kontribuar në forcimin e marrëdhënieve midis dy vendeve. Jam i bindur se ky takim i parë do të ndodhë shumë shpejt dhe do të kemi mundësinë dhe nderin që presidentin Rexhep Taip Erdogan ta presim në Shkup”, theksoi kryeministri Micskoski.

Në seancën e Kuvendit, kryeministri i Maqedonisë, Micskoski, kujtoi se bashkëpunim i mirë midis dy vendeve ekziston edhe në turizëm, ku një numër i madh turistësh turq vizitojnë Maqedoninë, si dhe bashkëpunim ka edhe në arsim të lartë, pasi një numër i madh studentësh turq janë prezent në universitetet e vendit tonë.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër