Ermond Miftari zgjidhet kryetar i PDSH dega Butel

Nga Xh M
578 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 30 prill Zhurnal.mk – Pas vendimit të Kuvendit Qendror për mbajtjen e Kongresit IX, sot në Butel dhe në Çair u mbajtën kuvendet zgjedhore.

Në degën e Butelit, me vota unanime, kryetar i degës u zgjodh z.Ermond Miftari. Gjithashtu, u zgjodh kryesia e re e degës, u zgjodhën delegatët për Kongres dhe u votua propozim lista për Kuvendin Qendror nga Dega e Butelit.

Ndërsa në degën e Çairit, kuvendi:
* zgjodhi delegatët e Kongresit
* votoi propozim-listën e kandidatëve për Kuvendin Qendror nga dega e Çairit

Punimet e kuvendeve i ndoqën Kryetari i Këshillit për Organizimin e Kongresit, z. Sali Ajdini, dhe nënkryetari i partisë, z.Halil Krasniqi, të cilët theksuan rëndësinë e organizimit të brendshëm, unitetit dhe mobilizimit të strukturave në funksion të realizimit të objektivave politike.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër