Ervin Salianji përjashtohet nga PD

Nga Xh M
457 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Gara në PD ka mbaruar pa filluar. Berisha kandidat I vetem, por I vetmuari I vertete eshte Ervin Salianji. Doktori i mbylli derën përfundimisht rebelit te kryesise. Ashtu si per Bashen, edhe për Salianjin tha se iku vetë nga babai dhe shtëpia e tij politike.

“I vetëpërjashtuari është i vetëpërjashtuar, nuk ndryshon asgjë. Tani, pse e birëson ky apo ai politikisht këtë apo atë, kjo nuk është puna ime. Birësimet kanë ndodhur dhe ndodhin në të gjitha kohërat. I gëzofshin ata që i birësojnë. Kaq është puna. E birësuan. Iku, mori fund.”

Por për të dhënë provat se ishte një baba i mirë politik, por djali i iku vete nga shtepia, Sali Berisha ju rikthye nje retorike qe nuk e kishte perdorur, qe ne kohet e raportit te tij kompleks me azem hajdarin.

“Një ditë më vjen nga burgu në zyrë, dhe më thotë, erdha të të marr një mendim. më kanë ngelur tre muaj burg. kërkojnë një deklaratë në të cilën duhet të garantoj se nuk do vras Fatmir Xhafën. Kush ta kërkon këtë? Ma kërkon gjykata dhe drejtoria e burgut. Këshilla ime është që ju të mos e firmosni se kjo të fajëson dhe ti je i ri në karrierë dhe ke karrierë përpara. Doli, erdhi. Çfarë bëre me atë? Jo, tha, nuk ma kërkuan më. Tani, të tjerat lexojini vetë.”

Pra salianjin e ka blere fatmir xhafaj? Salianji paska dalë nga burgu nderkohe qe duhet te ishte ne qeli? Por Salianji, I cili nga murgu nuk doli me me pak dite burgu, por vetem me me shume floke, e ka mohuar kategorikisht këtë histori të Berishës. Ai shkruan se doktorit i flet subkoshienca e tij. Duke I nenkuptuar retoriken e huazuar nga koha e azemit

“Shpifje si kjo tregojnë sa të madhe e ka frikën dhe dëshpërimin, akuzat për vrasje dihet kush i ka mbi shpinë, siç dhe tregon mëndesinë vrasëse sepse dikush që dëgjon këto biseda dhe nuk i denoncon tregon për veten!”

Sigurisht berisha nuk flet per azemin. Por sa I perket Salianjit, ai eshte pa dyshim viktima e tij e fundit politike ne pd. Atij nuk ka me as kush ti shkruaj, as ne burg e as ne shtepi.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër