Shkup, 4 nëntor, Zhurnal.mk – Qytetarët dhe organizatat do të mund të propozojnë se cilat institucione dhe fusha të përfshihen në revizionin shtetëror gjatë vitit 2027. Enti Shtetëror për Revizion (ESHR) ka filluar përgatitjen e programit vjetor të punës dhe u bën thirrje të gjithë të interesuarve të dorëzojnë propozimet e tyre.
Nga Enti theksojnë se në këtë mënyrë publiku do të ketë mundësi të marrë pjesë në përcaktimin e prioriteteve për revizion, veçanërisht kur bëhet fjalë për çështje me interes më të gjerë publik.
Iniciativat e pranuara do të shqyrtohen gjatë përgatitjes së programit, ndërsa përzgjedhja përfundimtare e revizioneve do të varet nga rreziqet e vlerësuara, rëndësia e fushave të propozuara, standardet profesionale dhe burimet në dispozicion.
Propozime mund të dorëzojnë institucione, shoqata qytetare, organizata dhe individë, më së voni deri më 1 dhjetor 2026.
Aplikimi mund të bëhet në mënyrë elektronike përmes formularit “Kërkesë për revizion” në faqen e internetit të ESHR-së ose duke dorëzuar kërkesën në formë të shtypur në adresën e Entit, në rrugën “Pavel Shatev” nr. 2 në Shkup.
Programin vjetor të punës e miraton revizori kryesor shtetëror, ndërsa dokumenti më së voni deri në fund të dhjetorit do t’i dorëzohet Kuvendit dhe do të publikohet në faqen e internetit të Entit Shtetëror për Revizion.
Nga ESHR theksojnë se përfshirja e publikut duhet të kontribuojë në transparencë më të madhe, llogaridhënie dhe kontroll mbi menaxhimin e parave publike.
Formulari për dorëzimin e propozimeve është i qasshëm në adresën: https://dzr.mk/mk/contact/barane_za_revizija.
