Esmail Qaani, komandanti i Forcave Quds të Gardës Revolucionare Islamike, i ka mbijetuar një seri përshkallëzimesh të mëdha rajonale që kanë eliminuar figura të tjera të larta të kampit pro-iranian.
Sipas raportimeve, Qaani:
-Mbijetoi ditën kur u vra lideri i Hezbollah, Hassan Nasrallah, në Liban.
-Mbijetoi luftën 12-ditore që goditi rëndë strukturën e lartë ushtarake iraniane.
-Mbijetoi gjithashtu sulmin që vrau Udhëheqësin Suprem të Iranit, Ali Khamenei.
Rreth kësaj të fundit, Qaani raportohet se nuk ka qene pjesë e takimit me strukturat drejtuese, për shkak të gjendjes së keqe shëndetësore.
Ndërsa struktura komanduese në Teheran është tronditur ndjeshëm nga humbjet në nivelet më të larta, Qaani mbetet në detyrë, duke ruajtur vazhdimësinë operative të Forcës Quds — krahu përgjegjës për operacionet e jashtme të Gardës Revolucionare.
Qaani mori drejtimin e Forcës Quds në vitin 2020 pas vrasjes së paraardhësit të tij, Qasem Soleimani, në një sulm amerikan në Bagdad.
Që prej asaj kohe, ai ka operuar në një mjedis shumë më të paqëndrueshëm rajonal, me presion të shtuar nga Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara.
Fakti që ai ka mbijetuar valën e fundit të goditjeve ndaj elitës iraniane mund të rrisë profilin e tij brenda strukturës së sigurisë së Republikës Islamike, në një moment kur zinxhiri komandues po përballet me sfida serioze.
Por gjithashtu, shton edhe dyshimet: A është Qaani ai që thotë vërtetë se është? Apo, mund të jetë një i infiltruar i Izraelit?
