Sot mblidhet Këshilli i Sigurisë

Nga Xh M
390 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 1 mars – Pas konsultimeve të zhvilluara gjatë ditës së djeshme, Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova ka caktuar mbledhje të Këshillit të Sigurisë për sot, më 1 mars 2026.

Sipas njoftimit nga Zyra e Presidentes, seanca do të mbahet në orën 18:00, në ambientet e Vila Vodno. Në rendin e ditës pritet të jetë shqyrtimi i situatës së sigurisë në vend, në kontekst të zhvillimeve të fundit në Lindja e Mesme.

Nga Presidenca bëjnë të ditur se në takim do të diskutohen masat e mundshme dhe koordinimi institucional për ruajtjen e stabilitetit dhe sigurisë së vendit.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër